Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ekonomi Kosova

Çfarë po ndodh me Zonën Ekonomike të Parkut Industrial?

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi bëri kërkesë urgjente për qeverinë lidhur me zgjidhjen e kërkesës për Zonën Ekonomike

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Çfarë po ndodh me Zonën Ekonomike të Parkut Industrial?
Foto: Foto: Gemeinden der Republik Kosovo / Wikimedia Commons

RAHOVEC — — Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka dalur në terren mbi Parkun Industrial mbi fhatin Opterushë. Nga atje Latifi ka bërë kërkesë urgjente për qeverinë lidhur me zgjidhjen e kërkesës për Zonën Ekonomike. “Çfarë po ndodh me Zonën Ekonomike – Parkun Industrial mbi Opterushë? Kërkesa jonë është e thjeshtë: Të rifillojnë punimet në 34.89 hektarët e Parkut Industrial, ose kompetencat për realizimin e projektit t’i kalohen Komunës së Rahovecit.”

Ky park është jetik për zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Bizneset e Rahovecit kanë nevojë për hapësirë dhe për mbështetje për t’u zgjeruar, për të investuar dhe për të krijuar vende të reja pune.

*Burim: IndeksOnline, https://indeksonline.net/smajl-latifi-del-me-nje-video-nga-terreni-dhe-ka-nje-kerkese-urgjente-per-qeverine/*

*— Redaksia ZHURMA*

Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →