Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sport Kosova

Dënimet e rënda nga Federata e Basketbollit të Kosovës

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim pas sulmit fizik ndaj arbitrave dhe delegatit pas ndeshjes ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Dënimet e rënda nga Federata e Basketbollit të Kosovës

PRISHTINË — Komisioni Disiplinor i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka shpallur vendimet ndëshkimore pas ngjarjeve të dhunshme dhe sulmit fizik ndaj arbitrave dhe delegatit, të cilët u sulmuan në rrugën nga palestra për te parkingu prapa Pallatit të Rinisë pas takimit ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Lajmet e ditës · RTK: Lajme 09:00 10.10.2026 · YouTube ↗

Klubi i Sigal Prishtinës është ndëshkuar me masën disiplinore që tri ndeshjet e ardhshme si vendas t'i zhvillojë pa praninë e shikuesve në tribuna. Ndërkaq, anëtari i Bordit të këtij klubi, Gentian Rexhepi, është pezulluar nga çdo aktivitet dhe detyrë në basketboll për një periudhë prej 24 muajsh. Sipas vendimit zyrtar të komisionit, atij i ndalohet gjithashtu qasja në palestra gjatë zhvillimit të ndeshjeve, garave dhe aktiviteteve të tjera nënnën kujdesin e FBK-së.

Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →