Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Zjarret e mëdha në Pilur dhe Llogara — ushtria ndërhyn në parkun kombëtar

Efektivët e zjarrfikësve dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

HIMARË — Dy vatra të mëdha zjarri janë aktivizuar këtë të premte në fshatin Pilur dhe në Parkun Kombëtar të Llogarasë, duke vënë në lëvizje shërbimet e emergjencës. Flakët kanë përfshirë zona të tëra, ndërsa zjarrfikësit e Himarës janë nisur menjëherë drejt Pilurit për të ndërhyrë dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Zjarret e mëdha në Pilur dhe Llogara — ushtria ndërhyn në parkun kombëtar
Foto: NASA Jasper fire image unlabelled / Wikimedia Commons

Në Parkun Kombëtar të Llogarasë, operacioni po vijon prej disa orësh ku krahas zjarrfikësve po punojnë intensivisht edhe Forcat e Armatosura. Autoritetet po monitorojnë situatën hap pas hapi në terren, me qëllim izolimin e plotë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në drejtim të zonave të banuara.

Burim: Euronews Albania
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ferizaj 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme