Zhupa: S’keni asnjë polic të dënuar për dhunën ndaj protestuesve
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për mungesë përgjegjësie lidhur me dhunën policore dhe standarde të dyfishta.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur akuza ndaj mazhorancës në Kuvend për mungesë përgjegjësie në lidhje me dhunën policore ndaj protestuesve. Gjatë fjalës së saj, ajo iu drejtua kryetarit të Kuvendit për standarde të dyfishta në trajtimin e gjuhës së deputetëve, duke thënë se i ishte tërhequr vëmendja Sali Berishës, por nuk kishte pasur reagim ndaj fyerjeve të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj kryetarit të opozitës.
Deputetja u ndal te mungesa e ndëshkimit të efektivëve të policisë, duke iu përgjigjur deklaratave të Ballës për eurodeputetët. «Ju, zoti kryetar, i tërhoqët vëmendjen zotit Berisha për fjalorin, por nuk i dëgjuat fyerjet dhe sharjet që kreu i grupit parlamentar të PS-së i bëri kryetarit të PD-së. Ju ka kapluar turpi. Meqë zotit Balla i intereson ndonjëherë të përmendë eurodeputetët, po ia përmend dhe unë. Si ka mundësi sot që nuk keni një polic të vetëm të dënuar, të arrestuar? Si ka mundësi që nuk gjendet se kush ia nxori syrin Erionit, apo kush e lidhi pas kangjellave Klevisin, apo kush ia çau kafkën Evës? Ju promovoni për sjellje heroike ministrin. Ju promovoni të keqen, ndaj shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, që të dalin në shesh dhe të kërkojnë lirinë e tyre. Më 28 Nëntor të gjithë në shesh, të gjithë kundër kësaj qeverie», deklaroi ajo.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



