Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Zeqirja Rexhepi hap ekspozitën e parë personale në Kanada

Artisti nga Kosova prezanton koleksionin e pikturave në Montreal.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Artisti i lindur në Kosovë, Zeqirja Rexhepi, ka hapur ekspozitën e tij të parë personale në Montreal të Kanadasë, ku ka sjellë koleksionin e pikturave të titulluar “Simfonia e Mbijetesës”. Ngjarja u organizua të shtunën, më 14 nëntor, në Galerie Ambigu, me kurim nga Kastriot Dervishi dhe hyrje falas për vizitorët. Për këtë mbrëmje, artisti udhëtoi nga Halifax në Montreal, ndërsa publiku pati mundësinë të ndiqte edhe muzikë live nga vajza e tij, Tringa.

Zeqirja Rexhepi hap ekspozitën e parë personale në Kanada
Foto: epokaere.com

Koleksioni trajton temat e luftës, humbjes dhe qëndrueshmërisë njerëzore, duke prekur përvojat e periudhës së luftës dhe pandemisë. Rexhepi numëron më shumë se pesë dekada në fushën e artit, me prezaktime të mëparshme në Evropë dhe Kanada, përfshirë Muzeun Kanadez të Imigracionit në Pier 21 në Halifax, ekspozitën “Roots in Berat” në Shqipëri, si dhe vepra të realizuara për një kishë në Kosovë dhe një xhami në Evropë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Gjakovës 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme