Zabërgja: Atmosfera është e mirë, synojmë fitore ndaj Izraelit në Prishtinë
Sulmuesi Baton Zabërgja shpreh optimizëm para ndeshjes kundër Izraelit në stadiumin Fadil Vokrri.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja, ka deklaruar se skuadra është e përgatitur dhe synon fitoren në përballjen ndaj Izraelit. Sipas tij, atmosfera në kampin e përfaqësueses është shumë e mirë dhe grupi mbetet i fokusuar për këtë sfidë.
«Atmosfera është shumë e mirë dhe presim që këtë atmosferë ta përmbyllim me fitore. Përgatitjet kanë qenë në nivel dhe shpresojmë për fitore. Mendoj se duhet të jemi të fokusuar në ndeshjen e sotme. Do të sulmojmë që nga minuta e parë», ka deklaruar ai në një intervistë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit zhvillohet në stadiumin «Fadil Vokrri» duke filluar nga ora 15:00.