Kush angazhohet kundër zjarreve?
Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim synon bashkimin e shoqatave për koordinim më të mirë dhe reagim më efikas në terren
— Rreth 120 vullnetarë nga shoqatat e zjarrfikësve në vend do të jenë të gatshëm që, gjatë periudhës së zjarreve, të angazhohen në baza vullnetare për të ndihmuar në përballimin e situatave emergjente dhe mbrojtjen e qytetarëve. Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov tha se synojnë bashkimin e shoqatave për koordinim më të mirë dhe reagim më efikas në terren.
Arritëm marrëveshje që çdo Shoqatë Vullnetare e Zjarrfikësve do deklaroje para kohe se sa vullnetarë kanë nëpërmjet anëtarëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilët do të jenë të gatshëm që në rast të zjarreve të drejtohen në atë vend për ndërhyrje.
Bajram Miftari, nga Shoqatë Vullnetare e Zjarrfikësve të Çairit, tha se janë rreth 50 vullnetarët aktiv, anëtarë të shoqatës që nuk marrin asnjë kompensim material dhe janë ne terren çdoherë kur e kërkon nevoja.
Stojançe Angellov bëri thirrje tek vullnetarët tjerë që janë pjesë e shoqatave por që nuk janë aktiv, dhe që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi t’u drejtohen shoqatave të tyre, me qëllim që të forcohen kapacitetet.
Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/pa-pagese-por-gjithmone-ne-vijen-e-pare-120-vullnetare-kunder-zjarreve/
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.