Zhurma Press E Mërkurë · 09 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:50 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë DIA

Pse u dënua ish-dashuri i 13-vjeçares shqiptare në Itali?

Ish-i dashuri pranoi vrasjen dhe kërkoi falje për veprimin e tij; gjykata urdhëroi hetimin e një raporti mbi sjelljen e tij

Redaksia ZHURMA 10:08 Përditësuar 17:18 1 min lexim
Pse u dënua ish-dashuri i 13-vjeçares shqiptare në Itali?
FOTO · Ilustrim · Police Line Curb Police Tape 3912300267 8c2b94756f o (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Ish-i dashuri i 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka pranuar se ishte ai që e vrau të miturën, duke e shtyrë nga ballkoni i banesës më 25 tetor 2024 në qytetin italian të Piacenzës. Sipas mediave italiane, 17-vjeçari, i cili ishte 15 vjeç në kohën kur ndodhi ngjarja, ndryshoi dëshminë e tij gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, duke hequr dorë nga pretendimet e mëparshme për pafajësi dhe duke pranuar autorësinë e krimit.

I mituri ishte dënuar me 17 vjet burg nga gjykata e shkallës së parë vitin e kaluar. Gjatë seancës, ai u paraqit përmes një lidhjeje me video nga burgu për të mitur në Catanzaro. Përveç pranimit të fajësisë, 17-vjeçari kërkoi falje për veprimin e tij dhe për faktin që priti kaq gjatë për ta pranuar krimin.

Avokati Emilio Malaspina, i cili përfaqëson nënën e Aurora Tilës, deklaroi se rrëfimi i të akuzuarit i jep fund një kapitulli të dhimbshëm, por shprehu shpresën se Gjykata e Apelit do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë. “Me rrëfimin, një rreth mbyllet. Por shpresojmë që Gjykata do të mbështesë vendimin e shkallës së parë, i cili vendosi një dënim të përshtatshëm”, tha ai.

— Burim: lajmi.net

Komentet