Vonesa në mbledhjen e mbeturinave për shkak të orarit në Mirash
Kompania Regjionale e Mbeturinave «Pastrimi» ka paralajmëruar vonesa dhe mosrealizim të plotë të shërbimit në disa lagje të kryeqytetit dhe qytete të tjera.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kompania Regjionale e Mbeturinave «Pastrimi» ka njoftuar se do të ketë vonesa dhe mosrealizim të plotë të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në disa lagje të kryeqytetit dhe në qytetet e tjera ku operon, duke kërkuar falje për këtë situatë. Sipas kompanisë, kjo gjendje ka ardhur si pasojë e ndryshimit të orarit të operimit nga Kompania për Menaxhim të Deponive në Kosovë (KMDK).
Në një njoftim të publikuar, kompania ka bërë të ditur se nga 1 tetori KMDK ka vendosur mbylljen e deponisë në Mirash nga ora 00:00. Përfaqësuesit e «Pastrimit» kanë theksuar se ky ndryshim ka pamundësuar dhe do të pamundësojë edhe në ditët në vazhdim përfundimin e ciklit të planifikuar të operimit gjatë orëve të natës, pasi shërbimi i grumbullimit të mbeturinave kërkon orar të pandalshëm për 24 orë, siç është operuar deri më tani.
Gjithashtu, kompania ka sqaruar se menaxhimi i deponisë nuk është në kompetencë të tyre, duke shtuar se KMDK është ndërmarrje publike qendrore që funksionon e pavarur nga KRM «Pastrimi». Ndërkohë, kompania ka theksuar se mbetet e angazhuar.