Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:06 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë MKD

Pse VMRO don ta ruajë Kërçovën, Bërvenicën dhe Butelin?

Kryetari i Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela akuzon partitë shqiptare për bashkëpunim me VMRO-në

Redaksia ZHURMA 13:25 Përditësuar 18:03 1 min lexim
Pse VMRO don ta ruajë Kërçovën, Bërvenicën dhe Butelin?
FOTO · Foto: Ziadin Sela / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, përmes një konference për shtyp në Kuvend ka njoftuar se kanë dorëzuar amendamente dhe do të bllokojnë Kodin Zgjedhor nëse diasporës nuk i lejohet që në mënyrë elektronike ose me postë të votojë edhe në zgjedhjet lokale, njofton Pa Censurë. Sela akuzoi edhe partitë shqiptare, VLEN dhe BDI se kanë nënshkruar bashkë me VMRO-në për të përjashtuar diasporën shqiptare nga zgjedhjet lokale që të mos kenë ndikim në komunat e rëndësishme si Kërçova, Bërvenica, Buteli.

Doke folur për propozimet e tjera, Sela tha se votimi elektronik i diasporës në zgjedhjet presidenciale ka për qëllim zbehjen e ndikimit të shqiptarëve dhe arritjen e cenzusit sa më lehtë, ndërsa me votimin në parlamentare në njësi të veçantë Sela tha se duan që diasporën që ta mbajnë sa më larg proceseve politike në vendlindje.

— Burim: Almakos, https://almakos.com/sela-vmro-don-ta-ruaje-kercoven-bervenicen-dhe-butelin-duke-perjashtuar-diasporen-shqiptare-nga-zgjedhjet-lokale/ — Redaksia ZHURMA

Komentet