Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Pse VLEN-u po hesht?

Çfarë i ndodhi premtimeve të VLEN-it për ndryshim?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" për dy vjeçarin e VLEN-it në Qeveri, duke thënë se VLEN nga premtime të mëdha, është dorëzuar pa kushte. "VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim. Dy vite më pas, qytetarët nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim", shprehet Taravari. Ai liston mungesat: nuk ka ndryshime kushtetuese, nuk ka hap përpara në rrugën evropiane, nuk ka forcim të gjuhës shqipe, nuk ka mbrojtje reale të përfaqësimit të drejtë dhe nuk ka investime serioze në komunat shqiptare.

Pse VLEN-u po hesht?
Foto: Wikimedia Commons

Taravari shton se VLEN kanë premtuar se do të sjellin zë në Qeveri, por kjo parti u bë hije e vendimeve të të tjerëve. "Shqiptarët nuk votuan për ministra që numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve. VLEN nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht", shkruan ai. Aleanca për Shqiptarët e tha dhe e dëshmoi se kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor. "Koha e arsyetimeve ka mbaruar. Tani çdo premtim duhet të matet me punë, dhe çdo mandat me përgjegjësi para qytetarëve", përfundon Taravari.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme