Ministri Vitia bën thirrje urgjente për vaksinimin e fëmijëve pas rikthimit të fruthit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje prindërve që t'i vaksinojnë fëmijët, duke theksuar se fruthi është rikthyer në vend.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje prindërve që të sigurohen se fëmijët e tyre janë të vaksinuar, pasi fruthi është rikthyer në vendin tonë. Përmes një video-adresimi, Vitia ka theksuar se kjo sëmundje mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore, ndërsa situata kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme.
Vitia ka deklaruar se vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi, duke shtuar se sëmundja është lehtë e parandalueshme me vaksinim të rregullt siç është bërë ndër gjenerata. Ai u ka kërkuar prindërve të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurohen që ata të jenë të vaksinuar.
Sipas institucioneve shëndetësore, situata epidemiologjike është duke u monitoruar nga afër prej tash e sa muaj.