Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Kosova

Pse kundërshtohen banorët e Prevallës vendosjen e rampës?

Ministrja Pacolli përballet me banorët pasi që ata kundërshtuan vendosjen në rrugën Prizren-Prevallë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Pse kundërshtohen banorët e Prevallës vendosjen e rampës?
Foto: Foto: Prevalla overview (OSCAL19 trip) / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Ministrja në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, ka takuar banorët e fshtatrave të cilët po e kundërshtojnë vendosjen e laurës në rrugën Prizren-Prevallë. Ata i kanë dorëzuar ministers Pacolli një peticion me nënshkrime kundër vendosjes së laurës.

Sipas burimit të Ekonomia Online, ministrja Pacolli iu tha banorëve të tubuar se kam ardhur këtu që të të diskutojmë bashkërisht shqetësimet për të ofruar zgjidhje më të drejtë për të gjithë, qoftë nëse kërkohet edhe përmes ndryshimit të ligjit.

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, i siguroi banorët se asnjë vendim nuk do të merret pa dialog me ta dhe me palët e interesit. Pacolli kërkoi nga banorët vetëpërmbajtje, pasi që epilogut të këtij problemi do të i bëhet zgjidhje e duhur dhe e drejtë.

Kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatrave, Allmir Bajrami, tha se si banorë, ata janë kundër barrikadave si dhe duan lëvizje të lirë. 'Nuk jemi kundër rampave, por ato duhet të vendosen jashtë rrugës kryesore, jashtë magjistrales, sepse kjo është rrugë rajonale', tha ai.

Burim: Lajmi.net, Ekonomia Online

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →