← Kosovë
Live · Kosovë · 00:32 · 16 Korrik 2026

Rreth 2 mijë vende të lira pas fazës së parë në Universitetin e Prishtinës

Sa vende të lira ka Universiteti i Prishtinës pas përfundimit të fazës së parë të pranimit?

— PRISHTINË — Universiteti i Prishtinës ka ende rreth 2 mijë vende të lira pas përfundimit të fazës së parë të pranimit të studentëve të rinj në nivelin baçelor. Sipas të dhënave nga UP, këtë vit kanë aplikuar rreth 7 mijë e 100 kandidatë për afërsisht 5 mijë e 600 vende të parapara, por disa programe studimore nuk kanë arritur t'i plotësojnë kuotat e tyre.

Prorektorja për Cilësi dhe Çështje Studentore në UP, Majlinda Zhitija-Gjelaj, ka bërë të ditur se studentët që nuk janë pranuar në programin e parë të zgjedhur do të kenë mundësi të orientohen drejt programeve të tjera ku ka kapacitete të lira. “Ka mundësi të dytë. Studentët të cilët nuk janë pranuar në një program të caktuar ku kanë prirje dhe afinitet, mund të drejtohen në një program tjetër të ngjashëm brenda njësive akademike ose edhe në njësi të tjera”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, në nivelin master, shumica e programeve kanë arritur t'i plotësojnë kuotat e përcaktuara. Këtë vit, UP kishte rezervuar për herë të parë kuota të veçanta për mërgatën shqiptare, arbëreshët e Italisë dhe Zarës, si dhe për shqiptarët që jetojnë në Turqi. Për këto vende kanë aplikuar rreth 14 kandidatë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa katër prej tyre janë pranuar.

Sipas UP-së, programet studimore janë rishikuar gjatë procesit të riakreditimit dhe janë përshtatur me kërkesat e tregut të punës, me fokus të veçantë në fushat teknologjike. Në mesin e programeve që kanë kaluar reforma është edhe Fakulteti i Inxhinierisë Kompjuterike, ku synohet që studentët të përgatiten më mirë për kërkesat e tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Burim: Sinjali, https://sinjali.com/rreth-2-mije-vende-te-lira-ne-up-disa-programe-nuk-plotesuan-kuotat-e-pranimit/
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Etiketat #kosove #lajme #arsim
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën