Kalo te përmbajtja kryesore
Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë
E Hënë · 10 Gusht 2026 Lajmi i fundit
Lajm Botë

Vanessa Paradis dhe Samuel Bensetrit i jepne fund martesës

Këngëtarja dhe aktorja franceze Vanessa Paradis është ndarë nga regjisori Samuel Bensetrit pas tetë vitesh martesë.

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Vanessa Paradis dhe Samuel Bensetrit i jepne fund martesës
FOTO · Arkivi ZHURMA

BOTË — Këngëtarja dhe aktorja franceze Vanessa Paradis dhe regjisori e shkrimtari Samuel Bensetrit i kanë dhënë fund martesës së lor pas tetë vitesh dhe 10 vitesh lidhjeje gjithsej. Lajmi u konfirmuar të enjten, më 6 gusht, kur menaxheri i artistes 53-vjeçare i përcolli Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) një deklaratë të shkurtër.

Sipas njoftimit zyrtar, ndarja erdhi si rezultat i një vendimi të përbashkët. Pavarësisht përfundimit të martesës, ata vazhdojnë të ruajnë dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin. Marrëdhënia e tyre kishte nisur në vitin 2016, ndërsa dasma u mbajt në Francë më 30 qershor 2018.

Paradis, e cila u bë e famshme që në rini me hitin “Joe le taxi” dhe karrierën e saj kinematografike, ka qenë më parë në një lidhje afatgjatë me aktorin Johnny Depp nga viti 1998 deri në vitin 2012, me të cilin ka dy fëmijë, Lily-Rose dhe Jack Depp, si dhe një lidhje me këngëtarin Benjamin Biolay. Nga ana e tij, Samuel Bensetrit njihet për veprimtarinë e tij në letërsi, teatër dhe kinema si regjisor dhe autor.

Burimet: Top Channel, Albeu

Të ngjashme

Lajme →
Komentet
RADIO
104 kanale në zhurma.fm