Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Cilat klube po ndjekin situatën e Van Dijk-ut?

Liverpool nuk e nxjerr në shitje kapitenin e tij, por pranon të shqyrtojë oferta serioze këtë verë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

LIVERPOOL — Liverpool është gati të dëgjojë oferta serioze për kapitenin e tij, Virgil van Dijk, gjatë kësaj vere, pasi mbrojtësi 34-vjeçar holandez nuk konsiderohet më i paprekshëm në planet e klubit. Drejtuesit e "The Reds" nuk kanë ndërmend ta nxjerrin në shitje, por janë të hapur të shqyrtojnë çdo ofertë të përshtatshme nëse mbërrin gjatë afatit kalimtar.

Cilat klube po ndjekin situatën e Van Dijk-ut?
Foto: Wikimedia Commons

Interesimi për mbrojtësin nuk mungon: AC Milan ka bërë tashmë kontaktet e para për të mësuar më shumë rreth situatës, ndërsa klube nga MLS-ja, Arabia Saudite dhe gjigantët turq Galatasaray e Fenerbahçe po e ndjekin me vëmendje zhvillimin e saj.

Edhe vetë Van Dijk pritet ta vlerësojë çdo propozim serioz që mund t'i paraqitet. E ardhmja e tij në Anfield mbetet e hapur për diskutim, në rast të një oferte bindëse.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e njërit prej mbrojtësve më të mirë të dekadës së fundit.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme