Bayerni ndalon diskutimet për futbollin me Kompanyn
Trajneri i Bayern Munichut po rikuperohet pas një episodi të fikëti, ndërsa klubi kërkon pushim të plotë për të.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, po vazhdon procesin e rikuperimit pasi u shtrua në spital gjatë kësaj jave. Shkak për këtë u bë një episod i fikëti në fushën stërvitore, i cili detyrpoi mjekët që t'i rekomandonin pushim të plotë.
Drejtuesit e klubit kanë ndërmarrë hapa duke udhëzuar stafin që të shmangë çdo lloj diskutimi me të për futbollin, përfshirë çështjet taktike dhe formacionet. Trajneri i përkohshëm, Aaron Danks, ka bërë të ditur se në këtë periudhë prioriteti kryesor mbetet shëndeti i trajnerit dhe rikuperimi i tij i plotë.