UEFA i kërkon llogari FIFA-s dhe i dërgon 42 pyetje për mandatin
UEFA ka kërkuar përgjigje nga FIFA deri më 2 nëntor lidhur me vendimet e marra, ndërsa afati për kandidaturat për president skadon më 18 nëntor.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, i ka dërguar një letër homologut të tij të FIFA-s, Mattias Grafström, ku kërkon përgjigje të shpejta për 42 pyetje të ndara në 12 fusha. Sipas mediave britanike, kërkesa përfshin çështje rreth projektit FIFA Forward Enterprise dhe Çmimit të Paqes të FIFA-s.
Theodoridis ka theksuar se këto pyetje kërkojnë përgjigje të menjëhershme dhe se reformat e ardhshme nuk mund të zëvendësojnë shqyrtimin e vendimeve të marra më parë apo llogaridhënien për to. UEFA ka qenë në krye të thirrjeve për dorëheqjen e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, pas propozimit të projektit FFE që parashikonte krijimin e një kompanie për menaxhimin e interesave komerciale të garave, përfshirë Kupën e Botës, dhe shitjen e aksioneve te investitorët privatë.
Nga ana e tij, Infantino kërkoi falje për këtë projekt të braktisur, por nuk dha shpjegime të plota për hartimin e tij. Ndërkohë, presidenti i FIFA-s pritet të kandidojë për rizgjedhje në mars të vitit 2027, ndërsa afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 18 nëntor.