Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Barcelona detyrohet të veshë fanellën portokalli ndaj PSG-së

UEFA dhe transmetuesi kërkojnë ndryshimin e fanellave për shkak të ngjashmërisë dhe dukshmërisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick do të përballet me Paris Saint-Germainin në stadiumin “Parc des Princes” në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke zbritur në fushë me një fanellë të pazakontë. Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, vendimi për të ndryshuar fanellat erdhi pas kërkesës së UEFA-s dhe transmetuesit të ndeshjes, me qëllim shmangien e konfuzionit vizual dhe problemeve të dukshmërisë për shikuesit gjatë përballjes me kampionin francez.

Barcelona detyrohet të veshë fanellën portokalli ndaj PSG-së
Foto: zhurnal.mk

Të tria fanellat e këtij sezoni të Barcelonës u konsideruan problematike. Fanella e parë me ngjyra blu dhe të kuqe të errët, ajo e dyta me kombinim të zezë dhe vjollcë që ngjason me PSG-ja, si dhe ngjyra blu e fanellës së tretë, u vlerësua se mund të krijonin vështirësi në dallimin e lojtarëve. Për këtë arsye, klubi katalunas do t'i rikthehet fanellës portokalli të sezonit të kaluar, e cila ishte përdorur më parë në një ndeshje miqësore parasezonale kundër Baselit në stadiumin “St. Jakob-Park”, ku kishin fituar me rezultatin 5-2.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →