Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në BE
Komisionerja evropiane për zgjerimin deklaroi se Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave me Bashkimin Evropian.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, ka bërë të ditur se Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë Takimit Ministror të Procesit të Berlinit, mbajtur në Budvë, ajo u shpreh se në konferencën e ardhshme ndërqeveritare, që pritet të zhvillohet në mes të tetorit, parashikohet të mbyllen edhe disa kapituj të rëndësishëm.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, duke sjellë pritshmëri për përparim të mëtutjeshëm në negociata gjatë muajit tetor.