Trump: SHBA dhe Kina duan fundin e luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan ka zhvilluar një takim të veçuar me homologun kinez në Shenzhen, ku është diskutuar edhe siguria në Ngushticën e Hormuzit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë të gatshme të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe për çështje të tjera të sigurisë ndërkombëtare. Gjatë takimit të veçuar me presidentin kinez Xi Jinping, në Shenzhen, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se të dyja palët dëshirojnë përfundimin e luftës. «Ne po kërkojmë të ndihmojmë të dy palët në lidhje me luftën me Rusinë dhe Ukrainën», tha ai, duke shtuar se «të gjithë do të donin ta shihnin këtë luftë të përfundonte» dhe se çdo muaj po vriten rreth 25 mijë persona, kryesisht ushtarë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë foli gjithashtu për takimin e zhvilluar më herët me presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se ai shërbeu vetëm për të përgatitur terrenin për takimin trepalësh që pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës. Trump e quajtur Xi «mikun e tij» me të cilin ka një marrëdhënie shumë të veçantë, duke nënvizuar se për sa kohë që ata janë përgjegjës, nuk do të ketë kurrë probleme.
Gjatë bisedimeve mes dy liderëve u diskutua edhe siguria në Ngushticën e Hormuzit dhe programi bërthamor i Iranit. Trump theksoi se të dy vendet kanë interes të përbashkët për garantimin e lëvizjes së lirë të energjisë dhe për të parandaluar pajisjen e Iranit me armë bërthamore, ndërsa përmendi edhe mundësinë e bashkëpunimit për luftën kundër krizës së fentanilit në Shtetet e Bashkuara.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar