Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Ballkani, Malisheva e Dukagjini eliminohen nga Evropa — fitojnë 1.9 milionë euro

Ballkani dhe Malisheva arkëtojnë nga 700 mijë euro pas eliminimit në raundin e dytë kualifikues, kurse Dukagjini përfiton 525 mijë euro.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Futbolli kosovar ka pësuar një goditje në arenën evropiane pasi Ballkani dhe Malisheva janë eliminuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në këtë fazë rrugëtimin e mbylli edhe skuadra e Dukagjinit. Kështu, e gjithë pesha për koeficientin e Superligës së Kosovës bie mbi Dritën, e cila vazhdon garën si përfaqësuesja e vetme.

Ballkani, Malisheva e Dukagjini eliminohen nga Evropa — fitojnë 1.9 milionë euro
Foto: FC Prishtina Stadium / Wikimedia Commons

Pavarësisht eliminimit, klubet kanë siguruar përfitime të rëndësishme financiare. Ballkani dhe Malisheva do të arkëtojnë nga 700 mijë euro secila, kurse Dukagjini përfiton 525 mijë euro. Ndërkohë, Drita ka siguruar deri më tani mbi 1.3 milionë euro, shifër që pritet të kalojë 2 milionë euro nëse gjilanasit eliminojnë Tre Fiorin.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme