Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Tregu i pronave në Shqipëri ofron kthime modeste nga qiradhënia

Analiza e tregut tregon se fitimi nga qiradhënia mbetet i ulët, ndërsa koha e kthimit bruto të investimit llogaritet minimalisht 19 vjet.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Sipas të dhënave mbi tregun e pasurive të paluajtshme, blerja e një banese për ta dhënë me qira siguron kthime modeste që mbeten të dobëta në krahasim me standardet referuese. Edhe pse çmimet e qirave kanë shënuar rritje vitet e fundit të ndikuara nga kërkesa për qira ditore përmes turizmit, fitimi përfshirë atë nga platforma si AirBNB për 6-mujorin në Tiranë regjistroi shifra bruto prej 765 euro në muaj apo 9180 euro në vit.

Tregu i pronave në Shqipëri ofron kthime modeste nga qiradhënia
Foto: shekulli.com.al

Në këtë treg, çmimi mesatar i shitjes për metër katror në kryeqytet ka arritur në 2100 euro. Për një apartament mesatar prej 80 metrash katrorë, vlera e blerjes llogaritet rreth 168 mijë euro, duke sjellë një kthim vjetor bruto rreth 5.5 për qind. Pasi llogariten shpenzimet e mobilimit, mirëmbajtja, taksat, kostot dhe amortizimi, fitimi neto zbret ndjeshëm nën 5 për qind. Këto tregues e çojnë kohën minimale të kthimit bruto në 19 vjet, kohë kjo më e lartë se standardi global prej 12 deri në 15 vjet.

Për më tepër, instrumentet alternative financiare me rrezik zero, si obligacionet qeveritare 15-vjeçare dhe 20-vjeçare, ofrojnë yield-e më të larta se kthimi mesatar bruto nga qiraja e një banese në tregun vendas.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 25 kamera →