Zhurma Press E Shtunë · 15 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 07:30 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Sport BOTA

Pse jep dorëheqje trajneri i Koresë së Jugut?

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Hong Myung-bo mori përgjegjësinë e plotë për dështimin e ekipit

Redaksia ZHURMA 13:55 Përditësuar 07:10 1 min lexim
Pse jep dorëheqje trajneri i Koresë së Jugut?
FOTO · Foto: Greatness21 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TETOVO — Trajneri i Koresë së Jugut, Hong Myung-bo ka dhënë dorëheqje pasi kjo kombëtare është eliminuar nga Kupa e Botës. Pas eliminimit, Hong Myung-bo mori përgjegjësinë e plotë për dështimin e ekipit dhe konfirmoi largimin e tij.

“Po jap dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar të meshkujve të Koresë së Jugut. Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve që e duan futbollin korean dhe mbështesin ekipin kombëtar. Ne nuk arritëm të arrijmë rezultatet që ata prisnin dhe përgjegjësia bie tërësisht mbi mua”, ka thënë ai.

Ky është fundi i mandatit të tij të dytë në krye të Koresë së Jugut, pas një periudhe të mëparshme në vitet 2013–2014. Skuadra aziatike e mbylli Grupin A me vetëm tre pikë, duke regjistruar një fitore 2-1 ndaj Republikës Çeke dhe dy humbje kundër Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm