Thomas Byrne dërgon mesazh miqësor para ndeshjes mes Kosovës dhe Irlandës
Ministri irlandez thekson marrëdhëniet e mira dhe kontributin e përbashkët në KFOR para përballjes në futboll.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen i Irlandës, Thomas Byrne, ka adresuar një mesazh miqësor në prag të ndeshjes futbollistike mes përfaqësueseve të Kosovës dhe Irlandës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohje për Kosovën, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe angazhimin e përbashkët në misionin paqeruajtës të KFOR-it.
Byrne ka vënë në dukje rëndësinë që Irlanda i kushton traditës së saj në misionet paqeruajtëse, ndërsa ka shtuar se rivaliteti në fushën e blertë nuk e cënon aspak miqësinë e fortë midis dy popujve. «Faleminderit edhe ty, Kosovë! Irlanda e vlerëson thellësisht traditën tonë paqeruajtëse dhe pjesëmarrjen në KFOR. Miqësia jonë e fortë me Kosovën nuk do të vihet kurrë në dyshim!», ka shkruar ai, duke shtuar se pavarësisht ndeshjes, marrëdhëniet mbeten të shkëlqyera.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar