Temperaturat sot arrijnë 36 gradë — rekomandohet shmangia e diellit
Sipas parashikimit për 30 korrik, vlerat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë, ndërsa era do të fryjë kryesisht e dobët.
PRISHTINË — Kosova do të përfshihet nga një mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta gjatë ditës së enjte, më 30 korrik. Sipas parashikimit të motit, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 36 gradë Celsius, duke sjellë një ditë të nxehtë.
Temperaturat minimale gjatë kësaj kohe pritet të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius. Ndërkohë, era do të fryjë kryesisht e dobët, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë, por gjatë pasdites në disa zona mund të ketë erëra lokale.
Për shkak të të nxehtit, qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta. Gjithashtu këshillohet konsumimi i lëngjeve dhe kujdesi i veçantë ndaj fëmijëve e të moshuarve.
Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA