Zhurma Press E Premte · 28 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:03 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Pse u vendosën tarifat e shërbimit shëndetësor vetëm për turistët e huaj?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, theksoi se tarifat nuk prekin në asnjë rast qytetarët shqiptarë, jo rezidentë në Shqipëri, dhe do të përdoren nga vetë qendrat shëndetësore për përmirësimin e shërbimeve

Redaksia ZHURMA 12:35 Përditësuar 17:40 1 min lexim
Pse u vendosën tarifat e shërbimit shëndetësor vetëm për turistët e huaj?
FOTO · Foto: ES official photo / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Shërbimi shëndetësor për pushuesit vijon pa ndërprerje në 36 Qendrat Shëndetësore Verore në të gjithë vendin. Për herë të parë këtë sezon turistik po zbatohet kuadri i unifikuar i tarifave për shërbime të caktuara shëndetësore vetëm për turistët e huaj, jo rezidentë në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, theksoi se tarifat nuk prekin në asnjë rast qytetarët shqiptarë, jo rezidentë në Shqipëri, dhe do të përdoren nga vetë qendrat shëndetësore për përmirësimin e shërbimeve dhe plotësimin e nevojave më imediate.

Që nga nisja e sezonit turistik, më 1 qershor 2026, mbi 17 mijë pushues kanë marrë shërbim në Qendrat Shëndetësore Verore, ndërsa rreth 21% e tyre kanë qenë turistë të huaj, duke konfirmuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të këtyre qendrave në garantimin e kujdesit shëndetësor gjatë sezonit veror.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përmes Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, vijon monitorimin e përditshëm të funksionimit të qendrave, duke garantuar furnizimin me barna, pajisje mjekësore dhe mbarëvajtjen e shërbimit në të gjitha zonat turistike.

Një tjetër risi e këtij sezoni është pajisja e të 36 Qendrave Shëndetësore Verore me sistemin e pagesave elektronike (POS), duke u mundësuar turistëve të huaj të kryejnë pagesat në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe transparente, si pjesë e përmirësimit të aksesit dhe modernizimit të shërbimeve shëndetësore.

— Burim: Gazeta Tema, https://www.gazetatema.net/sociale/ministrja-sala-nga-tale-tarifat-vlejne-vetem-per-turistet-e-huaj-te-ardh-i572937 — Redaksia ZHURMA

Komentet