Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:05 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Viral & Showbiz KOS

Pse zhvillohet Sunny Hill Festival në Prishtinë?

Festivali do të sjellë më 31 korrik dhe 1 dhe 2 gusht me artistë si Katy Perry dhe Martin Garrix

Redaksia ZHURMA 10:56 Përditësuar 17:53 1 min lexim
Pse zhvillohet Sunny Hill Festival në Prishtinë?
FOTO · Foto: KatyPerryWestminst111224 (81 of 95) (54206733094) (cropped 2) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Prishtinë, më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht do të mbahet edicioni më i madh i muzikës në vend, Sunny Hill Festival. Festivali do të zhvillohet në Bërnicë të Poshtme, afër Prishtinës, në një hapësirë të veçantë e të dedikuar enkas për këtë ngjarje madhore.

Një nga emrat më të mëdhenj të konfirmuar për këtë edicion është artistja amerikane Katy Perry, e cila pritet të sjellë një performancë spektakolare me hitet e saj të njohura botërore. Edhe pse lista e plotë e artistëve ende nuk është bërë publike, deri tani janë konfirmuar emra të mëdhenj dhe të njohur të skenës ndërkombëtare dhe vendore, përfshirë Martin Garrix, Pawsa, Seth Troxler, Adam Port, Rampa, Manifest, Carlita dhe Dhurata Dora.

Biletat për edicionin e sivjetmë janë në shitje dhe mund t’i blini në faqen zyrtare sunnyhillfestival.com.

Burim: RTV21

Komentet