Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sulmuan Gjykatën e Apelit, 5 në pranga, 15 në kërkim

Policia arrestoi 5 persona dhe shpalli në kërkim 15 të tjerë, pasi dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit gjatë protestës së sotme.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Policia e Shtetit arrestoi 5 persona dhe shpalli në kërkim 15 të tjerë, pasi dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit gjatë protestës së sotme. Në pranga ranë shtetasit A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeçar. Gjatë kontrollit të të miturit, u gjetën lëndë piroteknike, të cilat u sekuestruan si provë materiale. Ndërkohë, 15 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Sulmuan Gjykatën e Apelit, 5 në pranga, 15 në kërkim
Foto: botasot.info
Video · Ora News · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 25 kamera →