Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Struga Trim Lum mposht Vardarin në xhiron e tretë të kampionatit

Struga Trim Lum ka triumfuar ndaj Vardarit me rezultat 1:0 në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

STRUGË — Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, duke marrë tre pikët në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit. Vendasit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 60-të, kur sulmuesi Hristijan Maleski realizoi për epërsinë 1:0. Maleski pati edhe dy mundësi të tjera ideale për të dyfishuar avantazhin e Strugës, por në të dyja rastet portieri i Vardarit, Taleski, ishte në lartësinë e detyrës.

Struga Trim Lum mposht Vardarin në xhiron e tretë të kampionatit
Foto: tv21.tv

Vardari kërkoi golin e barazimit deri në fund dhe mundësinë më të mirë e pati në minutën e 96-të. Kryeqytetasit fituan një penallti, por David Babunski nuk arriti ta shndërrojë atë në gol, duke humbur mundësinë për të marrë të paktën një pikë nga kjo përballje. Në fund, Struga Trim Lum ruajti avantazhin minimal dhe regjistroi një fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Vardarit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme