Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Publikohet traileri final i "Spider-Man: Brand New Day"

Filmi i ri zë vend në universin kinematik "Marvel" më 31 korrik

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Është publikuar tashmë traileri final i filmit të ri që zë vend në universin kinematik "Marvel", "Spider-Man: Brand New Day". Kështu, shikuesit mund të kthehen në kohë dhe të ndjekin rrugëtimin e Peter Parker: nga fillimet e tij modeste te "Spider-Man: Homecoming", te sfidat dhe vështirësitë e "Spider-Man: Far From Home" dhe te pasojat katastrofike të filmit "Spider-Man: No Way Home".

Publikohet traileri final i "Spider-Man: Brand New Day"
Foto: TomHolland-byPhilipRomano / Wikimedia Commons

Kanë kaluar katër vjet që kur kryepersonazhi, Peter (i luajtur nga Tom Holland), bëri sakrificën e madhe për të shpëtuar multiversin dhe bota ka harruar se kush është ai. Miqtë e tij, Ned Leeds (i luajtur nga Jacob Batalon) dhe MJ (e portretizuar nga Zendaya), kanë vazhduar jetën e tyre, ndërsa Peter i është përkushtuar plotësisht rolit të Spider-Manit.

Si mbrojtës dhe superhero me kohë të plotë i New Yorkut, ai bie në kontakt me Frank Castle dhe përballet me Scorpionin; megjithatë, me shfaqjen e një kërcënimi të ri dhe evolucionin e fuqive të tij, asgjë nuk do të jetë më si më parë.

"Spider-Man: Brand New Day" është realizuar me regji të Destin Daniel Cretton dhe skenar të shkruar nga Chris McKenna dhe Erik Sommers, ndërsa do të jetë në dispozicionin e publikut mbarë botëror duke filluar nga 31 korriku.

Burim: Gazeta Dukagjini — Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme