Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Hënë · 27 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës

Të pandehurit akuzohen për vepra penale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve

Redaksia ZHURMA + Ruaj
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës
FOTO · Foto: Pixabay

TIRANË — Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.147/1, të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve.

Ky proçedim penal është ndarë nga çështja penale nr.147 e vitit 2023. Hetimet u kryen në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ende aktive, e cila u krijua më datë 21 nëntor 2023, mes Prokurorisësë Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.

Veprimtaria kriminale Sipas provave prej vitit 2022 dhe në vazhdim, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të krijuar, të organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë trafikuar drejt Finlandës sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike me rrezikshmëri të lartë.

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e shërbimit të policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdojnë intesivisht hetimit për proçedimin penal nr.147 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë përfshirë në veprimtari të kundraligjshme.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →