Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 06:44 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
06:43 Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin06:42 Polícia kontrollon 5 banesa të fisit Reçi për vrasjen e Viktor Bardhit06:19 Motra e Laurent Krasniqit publikon bisedën e fundit me vëllain: "Të dua përjetë"06:12 Kosova firmos marrëveshje për forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gazë06:07 Gjini takon ambasadorin e BE-së, thekson avancimin e Kosovës drejt integrimit05:59 Studim: Detyrat e shtëpisë dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nën 10 vjeç05:55 Mbreti Charles konfirmon se Harry dhe Meghan nuk kanë detyra mbretërore05:49 BDI akuzon përjashtim në stipendionet "Shpresë Sportive", shqiptarët vetëm 7,51%05:47 Aksident në aksin Gramsh–Cërrik, motor godet këmbësore dhe largohet05:44 Tabaku akuzon Ramën për dy leje ndërtimi mbi të njëjtën tokë në Vlorë
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport BOTA

Kush është trajneri i ri i Kroacisë?

Bilić do të vazhdojë bisedime me Luka Modrićin për të vazhduar karrierën me kombëtaren

Redaksia ZHURMA 01:59 Përditësuar 07:19 1 min lexim
Kush është trajneri i ri i Kroacisë?
FOTO · Foto: Slaven Bilić / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Trajneri i ri i Kroacisë, Slaven Bilić, e ka bërë Luka Modrićin prioritetin e tij të parë, duke zbuluar se do të zhvillojë bisedime me mesfushorin veteran për ta bindur që ta vazhdojë karrierën me kombëtaren. Bilić është emëruar zyrtarisht trajner i ri i Kroacisë, duke i dhënë fund epokës së Zlatko Dalićit, i cili u largua nga drejtimi i kombëtares pas Kupës së Botës, pas nëntë vitesh në krye të saj.

Federata Kroate e Futbollit ka zgjedhur rikthimin e 57-vjeçarit, i cili do ta nisë mandatin e tij të dytë si përzgjedhës i kombëtares. Bilić e kishte drejtuar Kroacinë edhe në periudhën 2006–2012.

Në konferencën e tij të parë për shtyp, trajneri i ri nuk humbi kohë për të folur mbi çështjen që po tërheq vëmendjen e gjithë opinionit sportiv kroat – të ardhmen e kapitenit Luka Modrić me kombëtaren. Ai theksoi se nuk do të ushtrojë asnjë presion ndaj veteranit, duke shprehur respekt maksimal për gjithçka që ai përfaqëson për futbollin kroat.

“Hapi im i parë është të kompletoj stafin teknik, i cili ende ka nevojë për disa plotësime. Hapi i dytë është të bisedoj me lojtarët, veçanërisht me Luka Modrićin. “Të gjithë e dimë se kush është Luka. Vendimi është tërësisht i tij, duke pasur parasysh atë që ai përfaqëson si për futbollin, ashtu edhe për kombëtaren. Ai është shumë më tepër sesa lojtari më i mirë në historinë e ekipit tonë kombëtar”, deklaroi Bilić.

Trajneri kroat zbuloi gjithashtu se marrëdhënia mes tij dhe Modrićit nuk është ndërprerë asnjëherë, pavarësisht ndryshimeve në stafin teknik. “Kam folur me të edhe një vit më parë. Një nga gjërat e para që do të bëj është të flas sërish me të dhe, natyrisht, do të doja shumë që ai të vazhdonte të luante për kombëtaren. Megjithatë, në fund, vendimi i takon vetëm atij”, përfundoi Bilić.

Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/trajneri-i-ri-i-kroacise-i-pergjerohet-modricit-qe-te-vazhdoje-me-kombetaren/ — Redaksia ZHURMA

Komentet