Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:23 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport SHQ

Skënderbeu merr në formacion Enur Totren

29-vjeçari, që ka fituar pesë trofe në karrierë, ishte pa ekip që prej largimit nga Gjilani.

Redaksia ZHURMA 04:17 1 min lexim
Skënderbeu merr në formacion Enur Totren
FOTO · Foto: Skënderbeu Stadium Korçë / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

KORÇË — Skënderbeu i trajnerit Julian Ahmataj ka arritur akordin me ish-futbollistin e Tiranës, Enur Totre, i cili ishte pa skuadër që prej largimit nga Gjilani. 29-vjeçari pritet të vazhdojë karrierën te skuadra korçare, duke i sjellë ekipit bardhekuq përvojë të gjerë ndërkombëtare, të grumbuluar gjatë viteve në disa kampionate evropiane.

Gjatë karrierës Totre ka fituar pesë trofe: tri kampionate me Shkëndijën e Tetovës, në sezonet 17/18, 18/19 dhe 20/21, titullin kampion me Tiranën në sezonin 21/22, si dhe Kupën e Maqedonisë po me Shkëndijën, në sezonin 15/16.

Mesfushori numëron dy paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut dhe shtatë me përfaqësuesen U-21. Përveç Shkëndijës, Tiranës dhe Gjilanit, ai është aktivizuar edhe te Vorskla Poltava në Ukrainë dhe te Sakaryaspor në Turqi.

Burim: BalkanWeb
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediGjergj Kastrioti Skënderbeu: princi që i lidhi principatat shqiptare në një rrjet qëndreseLexo zërin →
Komentet