Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:34 Ministri Hoti: Banimi social është politikë për mirëqëni dhe dinjitet07:28 Stafa: SPAK të hetojë pasuritë e pushtetarëve, duhet vetting i politikanëve07:18 Shtrenjtohen preparatet kundër mushkonjave, qytetarët kërkojnë reagim më të shpejtë07:03 42-vjeçari rrëfen fantazinë: të shoh gruan me shokun tim06:50 Poezia "Skaj një mali" kushtuar Ngadhnjim Shehollit06:28 Studimi: Sandviçët shtojnë kaloritë, sodiumin dhe yndyrën06:18 Hjumën kërkon falje pas kartonit të kuq në barazimin me Teutën06:08 Punëtori i KEK-ut varroset në Mitrovicë, e veja e kujton me fjalë prekëse06:03 Java e Modës në Milano zbulon tendencat vjeshtë-dimër 2018-201905:59 OVL-UÇK mbështet propozimin për Thaçin president, kthimi të pritet me dinjitet instituc…
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Pse akuzohen dy persona për falimentim të qëllimshëm në Maqedoni?

Policia Financiare zbulon një skemë mafioze që falimentoi kompani, duke dëmtuar kreditorët për rreth 215.000 euro

Redaksia ZHURMA 21:55 Përditësuar 18:00 1 min lexim
Pse akuzohen dy persona për falimentim të qëllimshëm në Maqedoni?
FOTO · Ilustrim · Courthouse in Aurillac 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut ka dorëzuar padi penale kundër dy personave nën dyshimin se në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2024, përmes veprimeve të paligjshme, kanë çuar qëllimisht një person juridik (kompani) në gjendje të pashlyeshme të likuiditetit dhe falimentim.

Sipas Drejtorisë së Policisë Financiare, i denoncuari i parë Gj.Z., në cilësinë e menaxherit dhe pronarit të kompanisë, së bashku me të denoncuarin e dytë A.S., kanë vepruar me një qëllim të paramenduar për të krijuar një pafuqisë financiare fiktive dhe rënien ekonomike të shoqërisë.

Gjatë kësaj periudhe, ata kanë nënshkruar kontrata të dëmshme dhe kanë transferuar mjete monetare dhe pasuri të tjera te persona të afërt me të denoncuarin e parë, pa asnjë bazë reale ligjore apo ekonomike. Përveç kësaj, menaxheri ka shitur pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të kompanisë me çmime dukshëm më të ulëta se ato të tregut, pa asnjë arsyetim ekonomik dhe në dëm të kompanisë dhe kreditorëve të saj.

Me këto veprime, ata kanë tërhequr sistematikisht mjetet nga kompania, kanë zvogëluar vlerën e pasurisë së saj dhe kanë pamundësuar arkëtimin e kërkesave nga ana e kreditorëve. Si pasojë, kompania ka përfunduar në bllokadë totale, pas së cilës është hapur procedura e falimentimit. Nga Policia Financiare informojnë se me këto manovra, kreditorët janë dëmtuar për rreth 215.000 euro (13.268.816 denarë), ndërsa të dyshuarit dhe personat në lidhje familjare me ta kanë përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 1,195,000 euro (73.538.152 denarë).

Burim: Almakos, https://almakos.com/mbi-1-2-milione-euro-skandal-policia-financiare-zbulon-skemen-mafioze-qe-falimentoi-kompanine/

Komentet