Simon Simoni firmos me Luzernin deri në 2029
21-vjeçari firmosi kontratë deri në 2029 me Luzernin, pas largimit nga Eintracht Frankfurti.
TIRANË — Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Simon Simoni, u transferua zyrtarisht te Luzerni, klub i elitës zvicerane. 21-vjeçari firmosi kontratë afatgjatë deri në verën e 2029, duke u larguar nga Eintracht Frankfurti, ku ishte që nga viti 2023.
Para Gjermanisë, Simoni luajti 29 ndeshje me Dinamon e Tiranës. Në Frankfurt aktivizohej kryesisht me ekipin e dytë, prandaj u huazua te Ingolstadt 04 në Ligën e Tretë dhe te Kaiserslautern në Bundesliga 2, për të fituar më shumë minuta në nivel profesional. Debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë në shtator të vitit të kaluar.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA