Silvete Muhamed Osmani përfiton kontratë mujore nga Ministria
Një hulumtim publikon të dhëna për pagesën mujore të bashkëshortes së Granit Osmanit nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gazetari Rami Mislimi ka publikuar shkrimin e hulumtuar nga portali Oxhaku.com në platformën publike Open Finance, sipas të cilit Silvete Muhamed Osmani, bashkëshortja e drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe drejtorit të VLEN-it, Granit Osmanit, figuron se paguhet me një shifër prej 120.000 denarësh në muaj, respektivisht rreth 2.000 euro, nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Platforma Open Finance pasqyron pagesat e kryera përmes kontratave në vepër dhe transaksionet e institucioneve drejt personave fizikë e kompanive. Në shkrim ngrihet shqetësimi lidhur me arsyen e kësaj pagese në një kohë kur qytetarët përballen me kosto të lartë jetese dhe të rinjtë largohen jashtë vendit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar