Hristovski: Rreziku nga terrorizmi i ulët, monitorohen “ujqërit e vetmuar”
Drejtori i ASK-së deklaron se vendi mbetet me rrezik të ulët për akte terroriste, ndërsa përcillen rreziqet e mundshme individuale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pas paralajmërimeve të sigurisë të lëshuara nga ambasadat amerikane në Kosovë dhe Bullgari për qytetarët e turistët në Evropë në prag të festave, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski, thekson se situata në vend paraqet rrezik të ulët për sulme terroriste. Mesazhi amerikan u drejtohet udhëtarëve për të qenë vigjilentë gjatë tubimeve publike dhe festimeve të fundvitit nga kërcënimet e mundshme të grupeve apo individëve.
Hristovski shton se autoritetet ndjekin nga afër situatën e përgjithshme, ndërsa institucionet vendase bashkëpunojnë ngushtë për parandalimin e çdo aktiviteti destabilizues. Sipas kreut të ASK-së, krahas qetësisë institucionale, mbetet në vëmendje prania e përhershme e rrezikut nga të ashtuquajturit «ujqër të vetmuar», të cilët monitorohen nga shërbimet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Byronë e Sigurisë Publike.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar