Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Si Kroacia i shpëtoi humbjes kundër Ganës në sekondat e fundit?

Fitorja dramatike e Kroacisë në minutën e 83-të i siguron ballkanasve kalimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

DALLAS — Kroacia ka treguar edhe një herë tjetër karakterin e saj të pathyeshëm në turnetë e mëdhenj, duke marrë një fitore tepër të vuajtur, por jetike, me rezultatin 2-1 përballë Ganës, duke siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026.

Si Kroacia i shpëtoi humbjes kundër Ganës në sekondat e fundit?
Foto: Wikimedia Commons

Ndeshja, e cila ishte një “finale” e vërtetë për vendin e dytë në Grupin L, u shndërrua në një sfidë me emocione të forta deri në sekondat e fundit. Kroatët e nisën sfidën me marshin e duhur dhe arritën të zhbllokojnë shifrat në pjesën e parë. Ishte Petar Sučić ai që në minutën e 31-të dërgoi topin në rrjetë, duke u dhënë qetësinë e nevojshme të besuarve të tij për të shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1-0.

Megjithatë, Gana nuk e ngriti flamurin e bardhë. Në pjesën e dytë, afrikanët rritën presionin dhe arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 73-të me anë të Derrick Luckassen. Ky gol krijoi panik te Kroacia, pasi një barazim mund të vinte në rrezik serioz ecurinë e tyre në Botëror.

Por, si gjithmonë kur topi “djeg”, eksperienca bën diferencën. Kur ndeshja po i drejtohej fundit dhe presioni ishte në kulm, u shfaq Nikola Vlašić. Në minutën e 83-të, ai gjeti rrugën e rrjetës duke shënuar golin e fitores (2-1) dhe duke shkaktuar shpërthimin e festës në kampin kroat. Me këtë fitore të artë, Kroacia “blindon” vendin e dytë në grup dhe i bashkohet skuadrave që kalojnë në raundin tjetër.

Ndërkohë, kreu i Grupit L i ka takuar në mënyrë të padiskutueshme Anglisë, e cila ka bërë detyrën duke e mbyllur këtë fazë në vendin e parë me plot 7 pikë. Tashmë, faza e grupeve mbetet pas krahëve. Për Anglinë dhe Kroacinë por edhe Ganën, që gjithësesi kalon më tej si një ndër të tretat më të mira, nis një tjetër kampionat, ai i eliminimeve direkte, ku gabimet nuk falen më.

Burim: Top Channel
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme