Pse shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë?

Ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin e certifikimit

Pse shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të presë edhe më gjatë për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Vetëm një orë para përfundimit të afatit ligjor, kandidatët e PDK-së për deputetë, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, dorëzuan ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër rezultateve përfundimtare të shpallura të shtunën.

Dy kandidatët kërkojnë rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, duke pretenduar se procesi i numërimit ka pasur parregullsi që i kanë lënë padrejtësisht jashtë Kuvendit.

“Rezultati i publikuar dhe përfundimtar është i pasaktë, i paverifikuar, tashmë i pranuar dhe i evidentuar në dy fakte esenciale të konfirmuara nga rinumërimi i 5,201 votave të PDK-së, ku janë evidentuar 221 vota të regjistruara gabimisht në numërimin fillestar. Mua si kandidat në këtë rinumërim m’u shtuan 6 vota dhe ankesa është e bazuar.

“Ligji nuk thotë që duhet t’i falim, ligji thotë që duhet të zbatohet për të gjithë njësoj dhe votë për votë të numërohet çdo votë. Kështu që ne nuk po kërkojmë diçka të jashtëzakonshme, por vetëm që ata që na kanë votuar t’i falënderojmë dhe të kemi numrin e saktë të votave, sepse dihet që ka më shumë gabime sesa thonë ata.

Nëse PZAP-ja i refuzon ankesat, dy kandidatët kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Supreme. Këto procedura kanë shtyrë certifikimin e rezultateve zgjedhore.

Pa përfundimin e këtij procesi, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të nisë bisedimet për formimin e qeverisë së re. Eksponentë të Vetëvendosjes, e cila fitoi 53 mandate, akuzojnë PDK-në se po pengon bashkëpunimin me LDK-në.

AAK-ja ka bërë të ditur se është e gatshme të japë shtatë votat e saj për krijimin e institucioneve të reja, pa kërkuar poste në qeveri, por vetëm dakordësi për interesat strategjike të Kosovës.

Burim: Euronews Albania
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Sa raste të konfirmuara me fruth janë raportuar në Kosovë?
  2. Çfarë rrëfime sjell ekspozita 'Shards of the Heart'?
  3. Pse u vra pesë persona në Gjermani?
  4. Ku do të shkojë Albion Rrahmani?

Vazhdo leximin