Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Shtëpia e Bardhë kërkon dorëheqjen e ambasadores në Greqi

Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kimberly Guilfoyle të dorëhiqet nga posti i saj pas pretendimeve për sjellje të papërshtatshme.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Kimberly Guilfoyle nga detyra e saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Greqi, pas publikimit të raportimeve dhe pretendimeve për sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të funksionit. Kërkesa u konfirmua gjatë një paraqitjeje publike nga zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia.

Shtëpia e Bardhë kërkon dorëheqjen e ambasadores në Greqi
Foto: portalb.mk

Mediat raportuan për akuza rreth sjelljeve problematike të diplomates, duke përfshirë pretendime për kërcënime ndaj një zyrtari grek, pranim të dhuratave dhe shërbimeve të papërshtatshme, si dhe një ofertë për të shfrytëzuar ndikimin administrativ në këmbim të pagesës së një fature të lartë të kartës së kreditit. Avokatët e saj vunë në pikëpyetje mesazhet drejtuar një donatori dhe pretenduan se ai kishte borxh për fjalime dhe punë këshilluese.

Pas kërkesës, Guilfoyle ka dhënë dorëheqje dhe ka reaguar publikisht duke mohuar akuzat dhe duke i quajtur të rreme. Ajo shprehu falënderimet për presidentin Donald Trump dhe Sekretarin Rubio, duke theksuar se mbetet mbështetëse besnike e misionit të tij. Nga ana e tij, presidenti Donald Trump deklaruar se ajo ka bërë punë të mirë në Greqi, por se nuk i pëlqyen raportimet e lexuara lidhur me këtë çështje.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →