Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:51 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Shtatë kosovarë humbën jetën në trafik brenda pak ditësh

Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj flet për shkaktarët kryesorë

Redaksia ZHURMA 06:42 Përditësuar 16:23 1 min lexim
Rrugë magjistrale në Kosovë me mbrojtëse anësore
FOTO · Römert, CC BY-SA 3.0 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Në pak ditë, shtatë kosovarë humbën jetën si pasojë e aksidenteve të komunikacionit. Lidhur me këtë bilanc tragjik, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, tha se faktori kryesor i aksidenteve është vetë njeriu, e pastaj faktori rrugë, automjet, madje sipas tij, ndonjëherë edhe faktori befasues, të cilin ai e quan faktori incident.

“Tashmë jemi futur në sezonën ku fluksi i automjeteve është shtuar, diku rreth 50 mijë automjete kanë ardh, si dhe janë shtuar ahengjet, dasmat dhe elemente tjera festive, ku numri i automjeteve në qarkullim është dyfishuar ose trefishuar, prandaj edhe pritet numër më i madh i aksidenteve”, tha Dedaj. Sipas ekspertit të komunikacionit, një element tjetër që shkakton aksidente komunikacioni është edhe ndryshimi i kushteve atmosferike.

Burim: Klan Kosova

— Redaksia ZHURMA

Komentet