Shqipëria mposht Finlandën 2-0 dhe synon promovimin në Ligën B
Kombëtarja shqiptare ka triumfuar në shtëpi kundër Finlandës, ndërsa në sfidën e radhës do të përballet me Bjellorusinë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Finlandës me rezultatin 2-0, duke dominuar takimin në stadiumin “Air Albania”. Ernest Muçi kaloi kuqezinjtë në epërsi në minutën e 35-të me një supergol nga distanca, ndërsa Rey Manaj dyfishoi rezultatin në minutën e 50-të me një goditje me kokë pas harkimit të Elseid Hysajt. Sipas vlerësimeve të “Sofascore”, Kristjan Asllani u shpall lojtari i ndeshjes me notën 8.1, kurse Ernest Muçi dhe Elseid Hysaj u vlerësuan me nga 7.9. Te Finlanda u ndëshkua me karton të kuq Tenho, i cili mori notën 5.9.
Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 12 pikëve dhe kryeson grupin me dy pikë më shumë se Bjellorusia. Në përballjen e radhës që do të zhvillohet më 15 nëntor në udhëtim kundër Bjellorusisë, kuqezinjve u mjaftueshëm të paktën një barazim për t'u ngjitur në Ligën B.