Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

BQE-ja fut Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut te pagesat e shpejta

Me këtë sistem, transfertat e parave do të kryhen në kohë reale brenda pak sekondash

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

FRANKFURT — Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet t’i bashkohen në nëntor platformës TIPS, sistemit të pagesave të shpejta. Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, e dha lajmin në një konferencë për shtyp në Frankfurt: “Pres me padurim një nisje të ngjashme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat pritet t'i bashkohen platformës në nëntor, duke bërë që të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë nismë të jenë pjesë e saj”, tha ajo.

BQE-ja fut Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut te pagesat e shpejta
Foto: European Parliament from EU / Wikimedia Commons

Me këtë sistem, transfertat e parave do të kryhen në kohë reale brenda pak sekondash, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Përfitimet pritet të jenë të shumta, nga ulja e përdorimit të parasë fizike dhe kostove të transaksioneve, deri te rritja e përfshirjes financiare.

Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/shqiperia-kosova-dhe-maqedonia-e-veriut-pjese-e-sistemit-te-pagesave-te-shpejta-ne-nentor-perjashtohet-serbia — Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme