Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:25 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:24 Gimbo dhe Adelina publikojnë versionin e ri të këngës popullore20:19 Shqipëria e Kosova marrin transportuesit e parë të blinduar amerikanë20:09 UNMIK kërkon hetime të shpejta dhe përgjegjësi për vrasjet e grave19:59 Uji në Shkup dhe Gostivar i sigurt, në katër fshatra të Tetovës i ndaluar19:54 Korado Gështënja arrestohet në Londër, e kërkonte SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës19:50 Ratko Mlladiq vdes në Hagë, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë19:44 Kurti: Suksesi i Donjetës, sukses për sportin e Kosovës19:39 Komandanti i MSU-së së KFOR-it vlerëson gatishmërinë e trupave në Mitrovicë19:34 Ramadani: Glukoza në spitalet publike të Kosovës vjen nga Serbia19:14 Gruaja nga Virginia fiton 1.7 milionë dollarë në lotari
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Sport BOTA

Pse u shkatërrua Maks Vershtapeni në Çmimin e Madh të Britanisë?

Holandezi doli në zhavorr pas një rikuperimi të fortë dhe tani i afrohej një podiumi që do t’i lejonte të ngushtonte ndjeshëm diferencën me Kimi Antonelin

Redaksia ZHURMA 16:47 Përditësuar 07:18 1 min lexim
Pse u shkatërrua Maks Vershtapeni në Çmimin e Madh të Britanisë?
FOTO · Foto: 2024-08-25 Motorsport, Formel 1, Großer Preis der Niederlande 2024 STP 3973 by S / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SILVERSTON — Maks Vershtapen pati një fund të hidhur në Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1, event i zhvilluar të dielën në Silverston. Ai kishte bërë një rikuperim të fortë deri në vendin e tretë në garë dhe po i afrohej një podiumi që do t’i lejonte të ngushtonte ndjeshëm diferencën me Kimi Antonelin, pasi piloti italian ishte tërhequr, si edhe me Xhorxh Rasëllin që ndodhej pas tij.

Megjithatë, holandezi doli në zhavorr kur kishin mbetur edhe katër xhiro deri në fund dhe u detyrua të tërhiqej. Pas kësaj, ai mbetet 103 pikë pas Antonelit dhe renditet i shtati në klasifikimin e përgjithshëm të Kampionatit Botëror të Formulës 1.

Nëpërmjet radios, “33”-shi shpërtheu duke deklaruar: “Jam i shkatërruar. Mallkuar qoftë kjo makinë. Është e pabesueshme, në mënyrë të tmerrshme”. SHKAKU I TËRHEQJES – Më vonë, piloti i Red Bullit zbuloi shkakun e aksidentit: “Është i njëjti problem si në kualifikueset në Austri. Krahu aerodinamik i pasmë nuk mbyllet plotësisht, humbet ngarkesë aerodinamike, makina rrëshqet dhe del nga pista.

Vershtapen nuk ishte i sigurt nëse problemi mund të përsëritet në të ardhmen: “Gjithmonë mund të rregullohet, por fakti që ndodh dy herë nuk është aspak i mirë”, shtoi ai. MAKINË E VËSHTIRË – Katër herë kampioni i botës u shpreh shumë i pakënaqur me makinën RB22, përtej defektit final: “Është shumë e vështirë për t’u drejtuar. Me gomat e forta ishim shumë të ngadaltë.

Tension te Red Bulli – Më vonë, sipas disa gazetarëve holandezë, Vershtapen ka pasur një takim me Laurent Mekies, drejtorin e Red Bullit, së bashku me rrethin e tij të afërt. Thuhet se në bisedë ka pasur tension, në një moment kur flitet edhe për negociata të mundshme me MekLarenin dhe për faktin se Vershtapen nuk ka konfirmuar vazhdimin me skuadrën austriake për vitin 2027, pavarësisht kontratës që ka, pasi mund të aktivizojë klauzolën e performancës për t’u larguar.

Burim: BalkanWeb, https://www.balkanweb.com/ — Redaksia ZHURMA

Komentet