Shiroka Pula vlerëson bashkëpunimin me Kishën Katolike
Presidentja ka vlerësuar kontributin e Kishës Katolike në ruajtjen e traditës dhe harmoninë ndërfetare.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim ipeshkvin Dodë Gjergji, i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese. Gjatë takimit, është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe bashkësive fetare, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe tolerancës. Presidentja ka vlerësuar kontributin e Kishës Katolike në Kosovë në ruajtjen e traditës, kultivimin e harmonisë ndërfetare dhe forcimin e solidaritetit.