Sheqeri dhe shendetesi
Sheqeri mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Jeni të fiksuar pas ëmbëlsirave, sheqerit dhe nuk rrini dot as edhe një ditë pa të?! Është koha të lexoni çfarë dëmesh sjell ai për shëndetin tuaj. Një sasi e vogël i duhet trupit, bëni mirë të mos e teproni. Por, ne shpesh hamë shumë akullore, çokollata, torta të ndryshme, dhe ushqime tjera te shijshme. Si rezultat, ne shtojmë peshë, lëkura rrudhet më herët, paraqiten aknet, dhe sjellë probleme edhe më serioze të shëndetit.
Kur është momenti që të reduktoni konsumimin e sheqerit? Ka situata kur njerëzit më të vërtetë duhet të reduktojnë marrjen e sheqerit. Përpos diabetit dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me insulinë, konsumimi duhet të limitohet në këto raste: Probleme me mbetjen shtatzënë, Shtatzënia, Probleme me fertilitet, Përqendrimi, Të ndjerit i etur vazhdimisht.
Burimet: Ekonomia Online (klaster 1 outlets).