Politikë
RAJ
Shaip Kamberi shton se “bota serbe” po materializohet para syve të botës
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të Ratko Mlladiqit në Beograd.
Redaksia ZHURMA
10:57
Përditësuar 11:57
1 min lexim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të kriminelit të dënuar për gjenocid, Ratko Mlladiq, në Beograd. Kamberi ka deklaruar se pamjet nga ky varrim janë dëshmi se “bota serbe” po materializohet në sytë e Bashkimit Evropian dhe mbarë botës.