Taulant Seferi shkëlqen në Turqi dhe sfidon Rey Manaj
Sulmuesi kuqezi Taulant Seferi shënoi golin e pestë në gjashtë javë për Kayserispor, duke vazhduar duelin në distancë me Rey Manaj për “Këpucën e Artë” në Turqi.
Sulmuesi kuqezi Taulant Seferi po shkëlqen në Ligën e Parë në Turqi. Ish-sulmuesi i Tiranës ka shënuar në mënyrë konstante, duke e bërë këtë edhe në javën e gjashtë për të hipotekuar suksesin e pastër tre me zero që ekipi i tij Kayserispor e arriti në transfertë.
Seferi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e gjashtëdhjetë e tetë pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar prej tij. Falë këtij goli, ai ngjitet në kuotën e pesë golave në gjashtë javë, një më pak se Rey Manaj. Dy sulmuesit shqiptarë pritet të vazhdojnë duelin e tyre në distancë deri në fund, me objektivin e qartë për të fituar “Këpucën e Artë” në Turqi.