Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Seanca e Kuvendit për pyetje të deputetëve sjell përplasje mes Ziadin Selës dhe Afrim Gashit për radhitjen e deputetëve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë seancës në Kuvend për pyetje të deputetëve, Ziadin Sela u përplas me Afrim Gashin, pasi sipas tij deputetëve të tij u është bërë padrejtësi në lidhje me radhitjen për të parashtruar pyetje. Sela deklaroi se ata janë deputetë të paorganizuar në grupe parlamentare, të cilët nuk kontrollohen nga asnjë forcë politike dhe se askush nuk është konsultuar me ta për këtë çështje.

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin
Foto: shenja.tv
Video · Facebook ↗

Sela shtoi se Rregullorja përcakton qartë se renditja bëhet në marrëveshje me grupet parlamentare dhe deputetët e paorganizuar. «Nëse keni marrëveshje me BDI-në në mënyrë që të ngelin në hije deputetët e partive tjera, ne do t’ua çjerrim këto maska», tha Sela.

Nga ana tjetër, Gashi u përgjigj se nuk është bërë asnjë padrejtësi dhe citoi dispozitat përkatëse. «Nuk ka asnjë padrejtësi, radha për parashtrimin e pyetjeve është paraparë në nenin 41 në paragrafin e dytë», tha Gashi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton 2, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Azemi: Jon Sadiku më kërcënoi dhe organizoi mashtrimin me leukeminë

    50% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme